Muzikë
Rrëfehet Gjon Muharremaj: Shumë njerëz më shanin
Artisti shqiptar, Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears dha një mesazh të fortë për të gjithë prindërit që duan t’i bëjnë fëmijët e tyre pjesë të ekranit.
Ai u shpreh se ka shumë bullizëm në rrjete sociale dhe se kjo i dëmton fëmijët, duke theksuar se televizioni nuk është një lojë për të vegjlit.
Gjoni tregoi një prej eksperiencave të pakëndshme kur ishte akoma i vogël dhe pas pjesëmarrjes në “Albania’s Got Talent” kishte njerëz që e ofendonin në Facebook.
“Gjithmonë them çfarë pritje ke ti, se kur është lojë është lojë, por prindërit thonë do ta bëj star fëmijën por nuk punon, nuk bën, se industria është ndryshe. Jo mos e ço fëmijën aty se nuk e paske kuptuar se është lojë, se është me bo karrierë, jo, por kur e kupton lojën po. Po shoh akoma më shumë fëmijë që kanë probleme me rrjete sociale, njerëzit i shajnë. Me e kuptu që fëmijë një gjë aq të keqe që të vjen në fytyrë, është shumë e komplikuar. Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook. Mami e ka pas një Facebook edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkuan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë , kishte aq shumë njerëz që më kishin shajt, që nuk e kuptova me të vërtetë pse, se unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam shajt njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu, prandaj duhet të jesh i përgatitur. Të jesh në emision në televizion sot është e komplikuar. Të jetë një lojë për një fëmijë, është shumë serioze”, tha Gjoni në një emision në Tch, transmeton Albinfo.ch.
Gjoni është këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i cili ka lindur dhe ndërtuar karrierën e tij në Zvicër.
Ai arriti të përfaqësonte Zvicrën në Eurovision Song Contest 2020 me këngën ” Répondez-moi ” përpara anulimit të konkursit për shkak të pandemisë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













