Maqedonia
Rrëfehet dëshmitari që i mbijetoi tragjedisë në Bullgari
Ai ka treguar se e ka thyer xhamin e autobusit pasi që ishtë mbuluar gjithçka nga tymi.
Një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari ka treguar tmerrin që ka përjetuar,, pasi tha se nuk ka fjetur dhe ka parë gjithë ngjarjen me sy.
“Rasti ka ndodhur kah ora 2 i natës. I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autoubusit dhe e kam parë kur shkojke në anën e djathtë autobusi drejt bankina por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panik i madh. Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty, unë për fat të mirë e kam marrë atë çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona, pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm. Nuk ka pasur shumë trafik. Shoferët janë ndërruar nga Stambolli deri këtu. Nuk mund të them se nuk kanë bërë pauza”, tha ai për T7.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










