Lajme

Rramanli, 3 të vdekur e 7 të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit

Tragjedi e rëndë ndodhi në fshatin Rramanli të Kumanovës. Tre fëmijë të moshës nga 8 deri në 11 vjeç humbën jetën nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e familjes Alimi. Familjarët dhe banorët janë të tmerruar. Kreu i Bashkësisë Lokale tha se fshati nuk mban mend një tragjedi të këtillë, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në terren kanë intervenuar pesë zjarrfikës me një cisternë. Nga shërbimi i zjarrfikësve në Kumanovë njoftojnë se zjarri është lokalizuar për më pak se 1 orë.

Në vendngjarje kanë dalë edhe nga Prokuroria e Kumanovës. Zv.ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, nga vendngjarja paralajmëroi ndihmë institucionale për familjen.

Shtatë personat e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Rramanli janë dërguar në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm, përcjell Albinfo.ch.