Futboll
Rrahmani ‘alarmon’ Kosovën dhe Napolin
Sipas mediave italiane ai mund të mungojë deri në 1 muaj, duke rrezikuar ndeshjen me Sllovakinë për Kosovës, që zhvillohet më 26 mars
Napoli ka humbur një tjetër lojtar, vetëm disa javë pas rikthimit të tij nga një dëmtim i mëparshëm.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do të jetë jashtë për ndeshjet e ardhshme për shkak të një problemi në kofshën e majtë, dhe Antonio Conte do të jetë pa mbrojtësin me të cilin sapo ishte ribashkuar.
Ky është buletini mjekësor i publikuar nga Napoli:
“Pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes kundër Romës, Amir Rrahmani iu nënshtrua sot testeve instrumentale në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një lezion të gradës së lartë të bicepsit femoris në kofshën e majtë. Mbrojtësi i Napolit tashmë ka filluar procesin e rehabilitimit.”
Sipas mediave italiane ai mund të mungojë deri në 1 muaj, duke rrezikuar ndeshjen me Sllovakinë për Kosovës, që zhvillohet më 26 mars.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












