Kosova
Rrahje në Ministrinë e Kulturës, ministri Çeku konfirmon rastin: Dhuna brenda institucioneve është e papranueshme
Sekretari mohon se ka ushtruar dhunë ndaj zyrtarit të MKRS-së
Një incident u raportua se ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcjell slbinfo.ch.
Siç u raportua në media, sekretari i kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifi.
Rastin e ka konfirmuar vetëm ministri Çeku. Ai në një konferencë për media tha se janë duke i marrë informatat e nevojshme, por potencoi se dhuna brenda institucioneve shtetërore është e papranueshme.
“Informatat jemi duke i marrë, faktet jemi duke i kontrolluar, besoj që edhe Policia po e kryen pjesën e saj të punës që është shumë e rëndësishme në këto raste.
“Nuk mund të jap më shumë informata, pasi edhe jam duke i marrë ato indo në çdo minuët e orë që po kalon. Por, aq sa mund të them, me siguri është se dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm. Askush, pa marrë parasysh kontekstin dhe rrethanat ose arsyet mbrapa, nuk ka të drejtë të përdorë dhunë ndaj dikujt tjetër sidomos brenda institucioneve të shtetit. Në momentin që kemi informata të sakta se çfarë ka ndodhur do t’i ndërmarrim veprimet e nevojshme”, ka thënë Çeku në një konferencë për media.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm, Xheladin Krasniqi, mohon se ka ushtruar dhunë ndaj Latifit.
Ai ka thënë se e kishte ftuar në zyrë rreth disa procedurave që, sipas tij, tingëllonin të paligjshme.
“Filloi të më tregojë se qysh ta bëj punë time. Është e vërtetë që e kam kapur vetëm tek krahu dhe i thashë ta lirojë zyrën, aty filloj me ofendime të rënda, duke më quajtur majmun e idiot”, tha Krasniqi në një prononcim.
“Për këtë punë janë kamerat e sigurisë dhe policia po merret me rastin që nuk ka qenë aspak dhunë. Unë jam eprori dhe vendimet e mia s’mund të kontestohen nga ai person”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













