Lajme
Rrahja e deputetëve thellon krizën politike në Maqedoni
Pas incidentit të fundit, deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare kanë paralajmëruar bojkotimin e Kuvendit të Maqedonisë
Kriza politike në Maqedoni do të thellohet edhe më tepër me daljen e deputetëve të Partisë Demokratike Shqiptare nga Kuvendi i Maqedonisë.
Njohësit e zhvillime politike thonë se, në këtë situatë, Kuvendi ka mbetur pa opozitë dhe është vështirësuar funksionimi i tij.
Profesori universitar, Alajdin Demiri thotë për INA se nga kjo situatë mund të dilet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Me daljne e PDSH-së nga Kuvendi kriza politike po thellohet dhe nga kjo situatë mund të dilet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Edhe pse pushteti aktual do të mundohget të aktroj se situata është normale dhe se nuk ka ndodhur asgjë”, thotë Demiri.
Sipas tij, do të ketë krizë institucionale, sepse vendi Kuvendi nuk mund të funskionoj pa opozitë.
Ndërkaq, analisti Vlladimir Misev thotë se tejkalimi i krizës politike mund të arrihet përmes realizimit të takimeve të liderëve të partive më të mëdha politike në vend.
“Përmes takimeve të liderëve mund të arrihet një kompromis dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet mes partive politike në vend”, shprehet ai.
Lideri i PDSH-së Mendu Thaçi thotë se, partia të cilën e drejton ai është shumë afër vendimit për bojkotimin e Kuvendit.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se incidenti dhe dhuna midis deputetëve në Parlament ishte një skenar i BDI-së dhe Ali Ahmetit.
Për incidentin e fundit që ndodhi dy ditë më parë në kuvend është diskutuar të enjten në kryesinë qendrore të PDSH-së, ku u zgjodh këshilli për organizimin e kongresit të rregullt të partisë, të cilin do ta drejtojë deputeti Orhan Ibrahimi.
Nga ana tjetër BDI-ja e Ali Ahmetit shtrin dorën e pajtimit për dhënien fund të konfliktit mes deputetëve të saj dhe atyre të PDSH-së që rezultoi me rrahje, gjatë debatit të komisionit parlamentar për financim dhe buxhet.
Sipas deputetit të BDI-së Artan Grubi, incidenti ishte i pahijshëm dhe si i tillë dëmton imazhin e deputetëve shqiptarë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













