Lajme
Rrahim Pacolli, i vetëm për zbritjen e policave të sigurimit
Kompania “Siguria” që drejtohet nga Rrahim Pacolli ka kërcënuar kompanitë tjera, se nga 1 korriku do të fillojë e vetme, uljen e policave 50 për qind, për bashkatdhetarët

Kompania e Sigurimeve “Siguria” që drejtohet nga Rrahim Pacolli ka mbetur e vetmja që ka shprehur gatishmëri t’ua zbresë për 50 për qind policat e sigurimeve bashkatdhetarëve. Ai ka thënë se nga 1 korriku do të tentojë t’ua zbresë sigurimet diasporës, nëse këtë ua mundësojnë institucionet.
Pacolli, i cili ka dalë kundër 11 kompanive të tjera të sigurimeve, thotë se nuk po vepron kundërligjshëm. Rrahimi që është edhe drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka propozuar që nga 1 korriku, të zbriten për 50 për qind policat e sigurimeve për bashkatdhetarët, nga 41 euro sa kanë paguar për një muaj, në 20 euro.
Mirëpo propozimi i tij u kundërshtua nga 11 kompani të tjera dhe kompania “Siguria” mbetui e vetme për ulje të tarifave. E i rebeluar nga ky reagim i kompanive, Pacolli tha se do të veproj i vetëm me ulje taksash. Tani mbetet të shihet nëse Pacollit ua mundëson këtë Banka Qendrore e Kosovës.
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri