Bota
Rrahet dhe plagoset rëndë politikani gjerman
Politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani, Frank Magnitz, u rrah dhe u plagos rëndë, bënë të ditur zyrtarët.
Lideri i Alternativës për Gjermaninë në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të këtij qyteti, të hënën vonë.
Njerëzit e maskuar e rrëzuan atë pa ndjenja dhe e goditën në kokë, thanë zyrtarë të partisë, raporton “REL”.
Alternativa për Gjermaninë, parti anti-migrante, ka hyrë në parlament për herë të parë vitin e kaluar dhe ka 94 ulëse. Ajo tani ka përfaqësues në secilin parlament shtetëror të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i partisë, Jorg Meuthen, postoi në Twitter një fotografi të Magnitzit në spital, duke thënë se ai është lënë “gjysmë i vdekur”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











