Lajme
Rona përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
Ajo është këngëtarja e parë nga Kosova që zë vendin e parë në Festivalin më të madh të Shqipërisë
Pjesëmarrjen e ka siguruar duke fituar vendin e parë në Festivalin e 50-të të Këngës në radiotelevizion, që u mbajt sonte në Tiranë. Kënga fituese “Suus” është kompozuar nga kompozitori Florent Boshnjaku. Dy konkurrentët e drejtpërdrejtë të Ronës ishin Elton Deda, që zuri vendin e dytë dhe Sajmir Braho, të tretin. Rona Nishliu është këngëtarja e parë nga Kosova që zë vendin e parë në Festivalin më të madh të Shqipërisë, në të cilin, nga fillimi i viteve `90 marriun pjesë edhe këngëtarë nga Kosova. Pas Anjeza Shahinit, Ledina Çelos, Luis Ejllit, Frederik Ndocit, Olta Bokës, Kejsi Tolës dhe Juliana Pashës, Aurela Gaçe , Rona Nishliu bëhet këngëtarja e nëntë që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovizion”.
Shqipëria ka filluar të marrë pjesë në këtë festival që nga viti 2004.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










