Lajme
Rompuy: Së shpejti hapja e dialogut për liberalizimin e vizave
"Shpresoj se së shpejti do të hapet dialogu për liberalizimin e vizave për Kosovën", ka thënë kryetari i KE, Rompuy.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, është takuar me kryetarin e këshillit Evropian Herman Van Rompuy.
Jahjaga pas takimit ka thënë se e ka informuar në hollësi kryetarin e Këshillit Evropian për zhvillimet në Kosovë me theks të veçantë për rezultatet e dialogut.
Ajo ka deklaruar se e ka njoftuar atë edhe me përpjekjet e Institucioneve të Kosovës për forcimin e ligjit dhe luftimin krimit të organizuar si dhe korrupsionit.
Presidentja Jahjaga ka deklaruar se fakti që pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk duhet të ndikojë që Kosova të mbetet jashtë agjendës së integrimeve evropiane duke përfshirë këtu edhe marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Pavarësia e Kosovë ka thënë ajo ka dëshmuar se Kosova është shndërruar në faktor stabiliteti e paqeje në rajon.
Tendencat dhe propozimet për ndarjen e Kosovë apo këmbim territoresh janë të papranueshme dhe antihistorike ka thënë presidentja Jahjaga në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Evropës Herman van Rompuy.
Nga ana tij, ky i fundit ka theksuar se të 27 vendet e Bashkimit Evropian janë të përkushtuara për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit ballkanik.
“Inkurajoj Presidenten e Kosovës që të vazhdojë me angazhimet e mëtutjeshme për afrimin e Kosovës drejt BE-së” ka deklaruar kryetari i Këshillit Evropian Rompuy.
“Shpresoj se së shpejti do të arrihet hapja e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.
Bashkimi Evropian i jep rëndësi luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kërkon edhe më shumë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Në këtë drejtim Kosova duhet të shfrytëzojë më shumë ndihmën e Euleksit që është urë lidhëse midis Kosovës dhe BE-së.
Gjithashtu presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshën Catherine Ashton.
Presidentja e Kosovës ka theksuar se Kosova dhe populli i saj duhet ta kenë një rrugë të qartë për liberalizim të vizave për marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe për bashkëpunimin ekonomik.
Ajo ka deklaruar se kjo e ka simbolikën, sepse Kosova është pjesë e Evropës dhe ka të ardhme evropiane dhe gjithashtu edhe se ndihma e deritashme e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë ishte sukses.
“Presidentja Jahjaga tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, duhet të ketë sukses dhe rezultatet tashmë po shihen dhe duhet të punohet më shumë në komunikim për shpjegimin e marrëveshjeve dhe dobitë që sjellin ato për qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e presidencës.
Sipas komunikatës ajo ka deklaruar se misioni i EULEX-it do të jetë i suksesshëm kur ta përmbyllë misionin dhe t’i bartë kompetencat në institucionet e Kosovës dhe kjo mund të arrihet vetëm në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha strukturat e institucionet e Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër përfaqësuesja e lartë e BE, baronesha Ashton, ka deklaruar se është e qartë se Kosova ka të ardhme evropiane dhe kjo është rrugë normale e përcaktuar për të gjitha vendet e tjera, kriteret që duhet të përmbushen dhe që nuk janë të veçanta vetëm për Kosovën.
“Ajo ka thënë se Kosova duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë dhe bashkërendim me misionin e EULEX-it dhe të KFOR-it. Sa i përket aksionit në veri të Kosovës, Ashton ka theksuar se “jemi të pakënaqur me aksionin unilateral në këtë pjesë dhe theksoi se kjo nuk duhet të përsëritet më”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.
Ashton e ka nxit Presidenten që të vazhdojë punën me komunitetet në Kosovë.
Ashton ka theksuar se dialogu i filluar ka dhënë rezultate dhe duhet të vazhdojë në këtë frymë dhe të dyja vendet duhet të komunikojnë dhe të shpjegojnë të mirat e arritjes së këtyre marrëveshjeve.
Të dyja bashkëbisedueset u morën vesh që komunikimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së të jetë më i shpeshtë dhe më i rregullt, të evidentohen përparimet dhe të gjenden zgjidhjet praktike.
E-Diaspora
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut NY Times përfshirë në listën prestigjioze ‘Çka Ka Qëllu’...
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€