Tematike
Romi me “revole” është Mentori 8 vjeçar
Edhe babai i Mentorit po shqyrton mundësinë për tä paditur "Weltwochen"
Vogëlushi rom nga fotografia e ballinës së javores zvicerane “Weltwoche”, ështe Mentor M. nga Gjakova. Ai, sipas hulumtimeve të gazetës “SonntagsZeitung” është një çun 8 vjeçar i cili bashkë me familjen jeton në një kasolle në vendbanimin e egër të romëve “Ali Ibra” të Gjakovës.
Gjatë javës së kaluar, pas publikimit të kësaj fortografie, “Weltwoche” ka qenë cak i padive të shumta që i kishin ardhur nga të gjitha anët. Thirrja për diskrimimim me bazë race, ishte e përbashkëta e padive në gyqe dhe kritikave në medie. Tash së fundi duket se radhës së paditësve të Weltwoches do t`i bashkohet edhe babai i Mentorit, shkruan “Sonntag”.
Familja e Mentorit në Gjakovë mbështetet nga Caritasi i Zvicrës, i cili në vitin 2009 kishte filluar një projekt të madh humanitar në këtë lokalitet. Me ndihmën financiare të Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) dhe të Entit Federal për Migracion (BFM) do të ndërtohen shtëpi për rreth 140 familje rome të lagjes Ali Ibra. Një kopsht fëmijësh tashmë është ngritur, falë ndihmës zvicerane. Siç tregon Vidane Minci, në këtë kopsht ka qenë edhe Mentori.
Familja është ndjerë shumë keq në lidhje me raportimin në “Weltwoche”. Prindërit e Mentorit kishin pasur mundësi ta lexonin artikullin në internet, me ndihmën e një kushëriri që e njeh gjermanishten. Babai ka frikë se mos tashi biri do të stigmatizohet në shkollë. Ai po shqyrton nëse do të marrë hapa juridikë kundër përgjegjësve në “Weltwoche”.
Revolja që shihet në fotografi është një lodër plastike. Deri para një viti familja ka jetuar nga shitja e gjësendeve të ripërtëristshme që grumbullonte në deponinë e bërllokut. Me parate e kursyera, kryefamiljari ka blerë pak kohë më parë një sharrë elektrike me të cilën fiton rreth 2 euro në ditë. Sipas znj. Minci, ai e ka problem të plotësojë nevojat e fëmijëve.
Aktualisht, familja merr edhe 75 euro ndihma sociale, por pas tri vitesh edhe ato do t`i hiqen.
Ndërsa autori i fotografisë së famshme, fotoreporteri italian Livio Mancini, pas emailave të shumtë që ka marrë, sqaron për mediest se si ka mundur “Weltwoche” të marrë dhe të keqpërdorë fotografinë e bërë nga ai. “Unë nuk kam kurrfarë kontakti me këtë revistë dhe nuk mund të kontrolloj se në çfarë konteksti do të përdoret fotografia.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit Austria reformon kurset e gjermanishtes për refugjatët me mësim të detyrueshëm vetjak, mësime dialekti nga niveli... -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë












