Lajme
Romët nuk lejohen të ikin nga Maqedonia
Qytetarët romë janë kthyer mbrapa nga policia kufitare e Maqedonisë në Tabanoc, nga frika se ata në BE po kërkojnë azil
Autoritet maqedonase kanë filluar një fushatë “interne” për të parandaluar kalimin e qytetarëve të komunitetit romë nga Maqedonia për në vendet e Bashkimit Evropian, nga frika se ata me të shkuar në Evropë po kërkojnë azil.
Qytetarët e komunitetit romë që qetojnë në Maqedoni kanë thënë se kohën e fundit janë viktima të autoritete maqedonas.
Agjencia INA ka cituar disa nga qytetarët romë të cilët janë kthyer mbrapa nga policia kufitare në vendkalimin kufitar në Tabanoc, që lidhë Maqedoninë me Serbinë.
“Ne jemi viktima të një racizmi të egër dhe pse vetëm neve na ndalojnë. Ne kemi një aheng familjar në Preshevë, ndërsa ata nuk na lejojnë të kalojmë kufirin, duke na akuzuar se ne po ikim për azil drejt vendeve evropiane. Kjo nuk është e vërtetë, por ata kështu sillen me ne, duke na parë të lënë rrugëve dhe pa përkujdesje”, theksoi A.S, nga Kumanova
Pjesëtarë të komunitetit rom theksojnë se janë të detyruar edhe të ikin drejt BE-së, për shkak të kushteve të rënda sociale dhe mungesës së përkujdesjes institucionale.
“Po, sigurisht se do ikim po na u dha mundësia. Por vështirë edhe atje për azil. Si mund të jetosh me një ndihmë sociale prej 30 eurosh në muaj, kur dihet se jemi në prag të dimrit dhe po vijnë temperaturat e ulëta”, thekson H.I, 47-vjeçare, e cila pranon se do të ikë drejt Gjermanisë me familjen e saj.
Ky medium po ashtu citon edhe një polic kufitar i cili thotë se në Tabanoc ka pasur kontroll të vazhdueshme të autobusëve dhe makinave, në kërkim të qytetarëve të komunitetit rom, të cilët dyshohen se po ikin drejt vendeve të Bashkimit Evropian për të aplikuar për status azili.
“Sigurisht se kjo është periudha, sepse vjen stina e dimrit”, theksoi një polic kufitar, duke shtuar se urdhri nga MPB-ja është që të parandalohen flukset e mundshme masive, me qëllim të ruajtjes së imazhit të vendit para shteteve evroperëndimore’, ka thënë ai.
Ndryshe, komuniteti romë konsiderohet është më i anashkaluar nga të gjitha autoritetet, jo vetëm në Ballkan, por e he në vendet e BE-së. Madje analfabetizmi në këtë komunitete është më i theksuari në gjithë Evropën.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











