Kosova
Romë: Koncert mbresëlënës i Korit të Filarmonisë së Kosovës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Filarmoninë e Kosovës, organizuan Koncertin e Korit të Filarmonisë, i cili u mbajt dje në Konservatorin prestigjioz të Muzikës Santa Cecilia në Romë, përcjell albinfo.ch.
Mirëseardhje u uroi drejtori i Konservatorit, Franco Antonio Mirenzi, i cili mirërpriti gjithë të pranishmit, ku nënvizoi se koncerti i Korit të Filarmonisë është vetëm fillimi i bashkëpunimit me Ambasadën e Kosovës në Romë.
Ambasadorja Lendita Haxhitasim, në fjalën e saj të hapjes përshëndeti Korin e Filarmonisë së Kosovës, i cili për herë të parë performoi në Romë, nën udhëheqjen e Mjeshtrit të madh, Rafet Rudi, drejtor i Orkestrës, dhe me pjesëmarrjen e violinistit tonë të nderuar, Prof. Sihana Badivuku. Më pas ajo falënderoi drejtorin e Konservatorit, Franco Antonio Mirenzi, për mikpritjen dhe bashkëpunimin.
Kori është një ansambël profesional i përbërë nga 50 këngëtarë që ka performuar në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare që nga vitet 1980. Që nga viti 2003, kur u rithemelua pas ndërprerjes brutale nga regjimi jugosllav, Kori është pjesë përbërëse e Filarmonisë së Kosovës. Falë angazhimit të drejtorit dhe kompozitorit Rudi, Kori, mbetet i përkushtuar për rizbulimin, restaurimin dhe përshtatjen e letërsisë korale nga autorë antikë me origjinë shqiptare.
Me një program të posaçëm të përgatitur enkas për mbrëmjen, kori performoi me shumë mjeshtri, duke u zhytur fillimisht në thesarin historik të muzikës sonë nga e kaluara, e më pas duke prezantuar edhe një përzgjedhje të kujdesshme të disa prej veprave më të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe të letërsisë bashkëkohore në Kosovë, si dhe premierën “Gëzimi i të dashuruarit” të Aulon Nacit.
Në fund, para fillimit të koncertit, ambasadorja Haxhitasim nënvizoi rëndësinë e madhe që ka zhvillimi i diplomacisë kulturore në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Italisë, sepse u shpreh e bindur se ajo ka një rëndësi të madhe për të dyja palët. Ky shkëmbim mes kulturave të ndryshme, që historikisht janë ndërthurur me njëra-tjetrën, i pasuron të dy vendet, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërshtetërore. /Albinfo.ch



Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











