Lajme
Rolf Alther: Shqiptarët kanë një nivel të lartë arsimor

„Ne fituam të drejtën edhe atje ku nuk kishim të drejtë“, deklaron politikani i ish Aleancës së të Pavarurve (LdU) nga St. Gallen-i, Rolf Alther pas sukseseve më të reja të Liberalëve të Gjelbër dhe Të Gjelbërve.
Liberalët e Gjelbër dhe Të Gjelbrit, javën e kaluar në Zvicër arritën një sukses më të madh gjatë zgjedhjeve se sa të tjerët. Ishte ky një „plotësim i vonuar“ për secilin që ishim marrë me politikë në rajon. Rolf Alther ka përfaqësuar Aleancën e të Pavarurve (LdU) nga viti 1976 deri 1989 në Këshillin kantonal të St. Gallen-it, ndërsa ka udhëhequr partinë kantonale nga viti 1976 deri 1980.
«Unë do të jem edhe më tej një politikan, edhe pse nuk kam më ndonjë funksion zyrtar », deklaron ai për „St. Galler Tagblatt“, pas peripecive të shumta ndërpartiake për të shuar Partinë Aleanca e Të Pavarurve. Aktualisht, ai është duke shfrytëzuar rrjetin e tij poltik për funksionin e tij si kryetar i Shoqatës Zvicër-Shqipëri.
„Një vend shumë interesant ekonomik, politik dhe kulturor dhe mbi të gjitha, një vend shumë i bukur. Shqiptarët kanë një nivel të lartë arsimor, por për shkak të regjimit komunist që ishte i pranishëm për dekada me radhë në vend, ata kanë pak përvojë tekniko-industriale. Banorët janë të zellshëm dhe të etur për të mësuar“, vazjdon Alther, i cili shpeshë qëndron në Shqipëri.
Shqipëria nuka ka nevojë për një ndihmë urgjente, por vetëm në përkrahje të zhvillimin e mundësive të saja ekonomike. Mu për këtë është duke u angazhuar edhe ish politikani, sipërmarrësi dhe kryetari i një shoqate. Në radhë të parë, ai veten e sheh si një fole për shkëmbime ekonomike.
„Për fat të keq, është shumë vështirë që t’i joshësh sipërmarrësit zviceranë për një angazhim të tillë“, thekson Alther. „Në radhë të parë, për shkak të paragjykimeve të pabaza dhe të padrejta». Në kundërshtim me ta, ai dhe kolegët e tij kanë vërejtur një tolerancë të madhe ndërkonfesionale në Shqipëri.
Sipas një raporti vjetor të paraqitur në mbledhjen e kryesisë, të mbajtur në Wil, ishte theksuar: „Krahasuar me sigurinë personale, Zvicra është shumë më përpara se sa Shqipëria“. Trazirat më të reja kanë një prapaskenë politike, ndërsa eksceset kanë qenë lëshime të një fushate politike të papërgatitur.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”