E-Diaspora
Rok grupi i vëllezërve Berisha, i pëlqyer nga zviceranët
“Who’s Elektra” përbëhet prej tre anëtarëve: dy vëllezërve shqiptarë, Besart e Bujar Berisha dhe kolegut të tyre, Julian Wettach
“Who’s Elektra” është një rok grup shqiptar shumë i njohur në Zvicër. Agjenda e bendit është e stërmbushur me rezervime për të kënduar çdo fund javë në vende dhe qytete të ndryshme të Zvicrës dhe jashtë saj. “Who’s Elektra” përbëhet prej tre anëtarëve: Dy vëllezërve shqiptarë Besart e Bujar Berisha dhe kolegut të tyre, Julian Wettach.
Muzika dhe atmosfera që krijojnë, bën ata të jesnë shumë të dashur në publikun zviceran. “Unë dhe Besi jemi vëllezër. Ne jemi nga fshati Dobërdol i komunës së Pejës. Që në moshën tetë vjeçare kemi ardhur bashkë me prindërit në Zvicër. Aktualisht jetojmë në Emmen, kanton Luzern”, thotë bateristi i grupit, Bujar Berisha.
Grupi Who’s Elektra është formuar prej vitit 2012 ndërsa kohë më parë grupi e publikoi edhe albumin e tij të parë “Goddess of the Universe”. Kënga më e pëlqyer e tyre është “Blue”. Grupi është mjaft i kërkuar në Zvicër, ndërsa rreth dy javë më parë ata kanë qenë edhe në trevat shqiptare.
“E patëm një turne shumë të suksesshëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Kemi mbajtur tetë koncerte. Kemi kaluar jashtëzakonisht mirë”, thotë bateristi i grupit, Bujari.
Interesant është fakti se përveç dy vëllezërve që janë pjesë e këtij grupi, tekstet e këngëve shpesh herë i shkruajnë edhe babai i tyre, Bardheci si dhe motrat Blerta dhe Roza. “Tekstet e këngëve tona janë me tematikë dashurie por rrahim edhe tema tjera, aktuale. Babai është shkrimtar, merret me poezi. Shpesh herë poezitë e tij i përkthejmë në gjuhën angleze. Edhe motrat tona shkruajnë për ne” shprehet ai.
Për vëllezërit Berisha, muzika është vetëm hobi. Ata kanë profesionet e tyre, ndonëse në fëmijëri kishin krejtësisht ëndrra të tjera. Vokalisti i grupit, Besi dëshironte të bëhej prift, por pasi nuk iu realizua kjo dëshirë në fëmijëri, ai tashmë është kuzhinier në Neubad në Luzern. E Bujari i cili pëlqente astronominë, aktualisht merret më fotografi dhe realizim të videove. “Videoklipin e këngës “Blue” e kam realizuar vet”, thotë ai. Përveç kësaj, Bujari është edhe ansambleist në Parlamentin e komunës së Emmen-it në Luzern.
Anëtarët e grupit “Who’s Electra” thonë se janë në përgatitje të albumit të dytë i cili do të dalë kah fundi i këtij viti. Sipas tyre, në këtë album kanë menduar të ketë edhe ndonjë këngë shqip për çfarë që tash kanë filluar të mendojnë për bashkëpunimet e tyre në këtë drejtim.
Autorë të teksteve, e gjithë familja Berisha!
Tekstet e këngëve shpesh herë i shkruajnë edhe babai i tyre, Bardheci dhe motrat Blerta dhe Roza. “Tekstet e këngëve tona janë me tematikë dashurie por rrahim edhe tema tjera, aktuale. Babai është shkrimtar, merret me poezi. Shpesh herë poezitë e tij i përkthejmë në gjuhën angleze. Edhe motrat tona shkruajnë për ne” shprehet Bujari.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?