Kosova
Rohde: Nëse dialogu ecën në drejtim të duhur, pesëshja e BE-së do ta njohë Kosovën
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Joern Rohde, ka thënë se përparimi në dialog me Serbinë mund t’i sjellë Kosovës njohjen nga pesëshja e BE-së (Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania), të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë ai ka thënë se dialogu është kusht edhe për ecjen e Serbisë drejt integrimit në BE, duke shtuar se që dy vjet për këtë shtet nuk është hapur asnjë kapitull.
Rohde është shprehur shumë i sigurt se draftstatuti i Asociacioni i propozuar nga BE-ja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, siç ka thënë edhe Komisioni Evropian, është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në këtë intervistë, Rohde ka thënë se duhet të ketë zbatim të shpejtë të marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadori gjerman ka folur edhe për situatën e sigurisë, ku ka thënë se NATO ka shtuar forcat pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, duke thënë se Serbisë ia kanë bërë të qartë se përgjegjësit, sidomos kryesori (Milan Radoiçiq) duhet të mbahet përgjegjës.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










