Kosova
Rohde: Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën drejt BE-së
Sot, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Rohde në një video të postuar në platformën X në Ditën e Evropës tha se pa vendet e Ballkanit Perëndimor, projekti evropian nuk është i plotë.
“Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, projekti evropian nuk është i plotë”, shkruan Rohde.
Ai tutje thotë se BE është projekti më i suksesshëm i paqes në historinë globale.
“Është një projekt i papërfunduar dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë anëtarë të rinj dhe në mesin e këtyre shpresoj të jetë Kosova një ditë. Gjermania është duke bërë gjithçka që të mbështesë këtë proces”, thotë Rohde.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













