Të tjera
Roger Federer: “Desha të luaj për herë të fundit që ta mbyll karrierën”
Roger Federer i dha fund karrierës së tij mes lotëve.
Pasi njoftoi tërheqjen e tij, Roger Federer u përgatit për sfidën e tij të fundit zyrtare në qarkun ATP në Londër në Kupën e Laverit.
“Vendimi erdhi në fillim të verës, kur gjuri im vazhdonte të më krijonte probleme. Do të doja të isha në gjendje të kthehesha në Wimbledon vitin e ardhshëm, e besova vërtet, por më pas në javët në vijim bëra ende disa teste të cilat nuk treguan asnjë përparim dhe aty vendosa të them mjaft”, deklaroi tetë herë kampioni i turneut të Londrës, i cili para se të bënte zgjedhjen e tij përfundimtare pranoi se e kishte menduar prej kohësh, pëcjell albinfo.ch.
Tani jam i lehtësuar dhe i lumtur, por ndjeva presionin e dëshirës për të luajtur për herë të fundit
“Gjatë pushimeve mendoja shumë se si mund ta komunikoja daljen në pension – vazhdoi 41-vjeçari – i thashë McEnroe-t se mund të bëja si ai, të mos them asgjë, por nuk më dukej mirë për fansat e mi”. Bazelasi tani po pyet se cila mund të jetë e ardhmja e tij në tenis: “Nëse i shikoj vitet e fundit larg garave, kam bërë shumë gjëra me familjen time dhe sponsorët e mi, nuk dua të distancohem plotësisht nga sporti që më dha gjithçka. I kam thënë gjithmonë gruas sime Mirka se do të jem më i disponueshëm për ta në fund të karrierës sime dhe këtë do të bëj”.
Për mua ishte karrierë perfekte, me të gjitha fitoret dhe humbjet e Roger Federerit.
Ai zhvilloi një ndeshje lamtumirëse me Rafael Nadalin, në një natë emocionale në Laver Cup.
Federer mori një ovacion të gjatë pasi u largua nga fusha për herë të fundit pasi ai vendosi të pensionohet nga tenisi pas 25 vjetëve.
Zvicerani, i cili fitoi 20 tituj Grand Slam, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e sportit të tenisit.
“Ka qenë një ditë e mrekullueshme. Jam i lumtur, jo i trishtuar. Ndihem mirë që jam këtu. Jam i lumtur që ia dola”, tha 41-vjeçari.
Zvicerani qau ndërsa përqafoi Nadalin dhe lojtarët e tjerë. Më pas emri i tij u brohorit nga mijëra tifozë në “O2 Arena” në Londër. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













