Bota
Robotët po u marrin punët njerëzve
Anketa e “Bitkom” midis 500 kompanive me më shumë se 20 punonjës, gjithashtu tregon se çdo firmë e katërt e sheh ekzistencën e saj si të kërcënuar nga digjitalizimi
Kompanitë gjermane aktualisht janë të dëshpëruara për të gjetur më shumë punëtorë. Kjo është gati të ndryshojë për të ardhmen, nëse rezultatet e një studimi dalin të sakta, shkruan albinfo.ch.
Një studim nga shoqata “IT Bitkom”, transmetuar nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të premten, projekton që 3,4 milionë vende pune në Gjermani do të bëhen të tepërta në pesë vitet e ardhshme, pasi robotët dhe algoritmet do të marrin përsipër punën e njerëzve.
Duke pasur parasysh faktin se aktualisht ka rreth 33 milionë njerëz në punësim të rregullt në Gjermani, kjo shifër përbën pothuajse, 1/10 e punëtorëve.
Anketa e “Bitkom” midis 500 kompanive me më shumë se 20 punonjës, gjithashtu tregon se çdo firmë e katërt e sheh ekzistencën e saj si të kërcënuar nga digjitalizimi.
Drejtori i “Bitkom”, Achim Berg kritikoi Qeverinë gjermane se po ka shumë pak vëmendje ndaj kësaj dukurie.
“Bitkom” i kushtoi vëmendje të veçantë sektorit të teknologjisë së komunikimit që kishte 200,000 punonjës në vitet 1990, por tani ka vetëm rreth 20,000.
Ai paralajmëroi se bankat dhe kompanitë e sigurimeve mund të jenë të parat, që do të vuajnë nga kjo dukuri.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









