Autotech
Robotët po largojnë njerëzit nga puna
Shefi ekzekutiv i Deutsche Bank, John Cryan, ka paralajmëruar se teknologjia mund të shkaktojë reduktimin e vendeve të punës.
“Ne kemi të punësuar 97 mijë njerëz. Shumica e rivalëve kanë më shumë se gjysmën e këtij numri”, ka thënë ai në një intervistë për “Financial Times”.
Banka është në proces të largimit të rreth 9 mijë personave nga vendet e punës. Këto largime janë pjesë e planit të njoftuar nga Cryan më 2015, pak pasi ai u bë drejtor i përgjithshëm. Shumica e këtyre vendeve të punës janë humbur si rezultat i efikasitetit që po bëhet falë përdorimit të teknologjisë.
“Jemi shumë manualë, që mund të shkaktojë disa gabime dhe na bën joefikasë. Ka shumë makineri dhe mekanizma që duhet të bëjmë”, ka thënë ai më tej, transmeton Albinfo.ch.
Largimet e punëtorëve pritet të rriten akoma në rrjetin e Deutsche Bank, siç ka thënë Cryan, për shkak se klientët po e përdorin shërbimin online në vend se të shkojnë në filiale.
Një raport i vitit 2016 i Forumit Ekonomik Botëror kishte paralajmëruar se robotët do të shkaktojnë humbjen e së paku 5 milionë vendeve të punës në degë të ndryshme të ekonomisë deri më 2020.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










