Lajme

Roamingu, më lirë mes shteteve të Ballkanit

Çmimi i Roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor duke nisur nga janari është ulur nga 9 deri më 35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për Roamingun.

Përdoruesit do të paguajnë Roamingun sipas parimit – çmimi vendor, plus kompensimi për Roaming.
Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara. Nga 1 korriku parashikohet edhe një ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 Roamingu mes shtetet të Ballkanit do të hiqet tërësisht, shkruan rtklive.com, përcjell albinfo.ch.

Kjo parashihet me Marrëveshjen për Roamingun që ishte nënshkruar në Beograd nga përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor– Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës e Maqedonisë së Veriut.