Maqedonia
RMV: Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme
Rezultati i zgjedhjeve në Tetovë, sipas VMRO-DPMNE-së, tregon që kjo parti gëzon mbështetje dy herë më të lartë se LSDM-ja në pushtet.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, partia e Mickoskit i konsideron të pashmangshme.
“Kovaçevski e di se asgjë nuk është në rregull, sepse populli nuk e do, sepse e dëmtuan, e shkatërruan dhe e nënçmuan shtetin. Kovaçevski të mbledhë forcat dhe të nënshkruajë zgjedhje të parakohshme parlamentare menjëherë. Vetëm një Kuvend dhe një Qeveri, e cila pasqyron vullnetin real të qytetarëve, mund të sjellin vendime që do ta nxirrin vendin nga krizat ku jemi fundosur”, deklaroi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.
LSDM-ja thotë se VMRO-DPMNE-ja manipulon me numrat dhe anketat dhe se zgjedhjet nxorën fituese LSDM-në.
“Ata që më zëshëm folën dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare në këto zgjedhje të parakohshme lokale përjetuan disfatë absolute. Humbën në të dy komunat. Kjo është dëshmi se anketat, të cilat i porosisin, janë jorelevante dhe joreale. E njëjta gjë do të ndodhë në zgjedhjet e rregullta parlamentare, të cilat do të bëhen në vitin 2024. Në ato zgjedhje Mickoski do të humbë përsëri”, tha Darko Kaevski, LSDM.
Zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejt që është e mundur kërkoi edhe Lëvizja Besa, pas fitores në zgjedhjet për këshill në Komunën e Tetovës. /Alsat.mk
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










