Maqedonia
RMV: 31 milionë dollarë shtesë nga SHBA-ja për ushtri
Me një mbështetje të re financiare prej 31 milionë dollarësh, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin procesin e modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve më të larta të Aleancës, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.
Ministria njoftoi se kjo paketë financiare pason mbështetjen e vitit të kaluar për modernizimin dhe pajisjet me vlerë 106 milionë dollarë.
“Nga fillimi i bashkëpunimit në mbrojtje e deri në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur zhvillimin e mbrojtjes dhe ushtrisë me 160 milionë dollarë, ndërsa vetëm në vitin e kaluar Maqedonia e Veriut ka marrë 137 milionë dollarë shtesë nga Amerika”, njoftoi ministria.
Kujtojmë që SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut në qershor 2022 zhvilluan dialogun e parë strategjik, në të cilin u konfirmua mbështetje financiare shtesë nga SHBA-ja për modernizimin e ushtrisë maqedonase. Të dyja vendet u angazhuan për një bashkëpunim më të madh në mbrojtje dhe intensifikimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










