Kosova
Rizvanolli: Mërgata, ndër kontribuesit kryesorë në Kosovë
Në një postim në Facebook, Rizvanolli ka thënë se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe ka filluar puna me Shoqatën e Inxhinierëve të Zvicrës në fushat e energjisë së ripërtërishme.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vlerësuar rolin e mërgatës shqiptare, duke thënë se ekspertiza dhe atdhedashuria e mërgatës kanë qenë e vazhdojnë të jenë ndër kontribuesit kryesorë ndaj zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Rizvanolli ka thënë se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe ka filluar puna me Shoqatën e Inxhinierëve të Zvicrës në fushat e energjisë së ripërtërishme, raporton Albinfo.ch.
Më poshtë postimi i plotë i ministres Rizvanolli:
Më pak se dy muaj më parë u takuam në Zvicër dhe qysh sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi dhe filluam punën me Shoqatën e Inxhinierëve të Zvicrës (AES) në fushat e energjisë së ripërtërishme, trajnimit e aftësimit profesional dual, minierave, riciklimit të mbeturinave, infrastrukturës energjetike, si dhe transportit hekurudhor.
Ekspertiza e atdhedashuria e mërgatës kanë qenë e vazhdojnë të jenë ndër kontribuesit kryesorë ndaj zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit tonë. Jam e lumtur që sot filluam një bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të aftë e mbi të gjitha të dedikuar për t’i dhënë kontributin e tyre profesional Republikës së Kosovës.
Është kënaqësi që në takimin tonë të punës u bashkëngjitën edhe Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, përfaqësues të kabineteve të Ministrave Nagavci e Aliu, si dhe përfaqësues të menaxhmentit të lartë të Trepçës, Infrakosit, Trainkosit e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.
Shoqata e Inxhinierëve të Zvicrës gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë do të vizitojnë të tri këto ndërmarrje për të parë nga afër punën e sfidat e tyre.
Jam plotësisht e bindur që rezultatet e prekshme nga ky bashkëpunim do t’i shohim shumë shpejt.
Faleminderit Shoqata e Inxhinierëve të Zvicrës!
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












