Lajme

Rivotim në Tearcë: shpresat e LSDM-së

Të gjithë anëtarët e KSHZ-së ishin pro rivotimit, i cili pasoi një vendim të Gjykatës Administrative, e cila kërkoi që në Tearcë të rovitohet

Këshilli Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni ka vendosur para pak çastesh, që të dielën të rivotohet në vendvotimi 2011 në Tearcë. Të gjithë anëtarët e KSHZ-së ishin pro rivotimit, i cili pasoi një vendim të Gjykatës Administrative, e cila kërkoi që në Tearcë të shkohet në rovitim.

Pas këtij vendimi, rriten gjasat që LDSM të fitoj edhe një deputetë dhe të bëhet e barabartë me VMRO DMPNE-në e cila rrezikon ta humbas një

Ndryshe në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016, subjektet politike ose koalicionet që garuan në zgjedhje, në njësinë numër 6 fituan:  VMRO 26315 vota; PDSH 16225;  BDI 40599; LSDM 25828; Aleanca për shqiptarët 17970;  BESA 25054

Dallimi në vota në mes VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së në nivel të njësisë zgjedhore numër 6 është 483 vota. Në fakt kaq është numri i votave që i nevojitet LSDM-së për tu barazuar me VMRO – DPMNE-në.

Ndërkaq, në vendvotimin numër 2011 ku gjithsejtë ka 714 votues, në zgjedhjet e mbajtura me 11 dhjetor kanë votuar 404 votues ose 56.58 %. Që të fitojë LSDM mandatin e 50-të, siç raporton Tetova sot, nuk mjaftojnë vetëm votat e të gjitha partive shqiptare bashkë që kanë fituar në raundin e parë të shkojnë për LSDM-në, por nevojitet që të dalë edhe numër shtesë i qytetarëve në votime.

Sipas analizës që kanë bërë mediet shqiptare në Shkup, nëse VMRO edhe përkundër njoftimit se nuk merr pjesë në rivotimin e 25 dhjetorit ajo do të arrijë të sigurojë votat e saja të raundit të parë, pra 91 vota, atëherë LSDM-së do t`i nevojiten 578 vota. Kjo mund të arrihet nëse dalshmëria është 95 % në rovitim.