Lajme
“RiverWatch” kundër ndërtimit të digave në Shqipëri
Dy organizatat evropiane, “RiverWatch” dhe “EuroNatur” kërkojnë që të mos lejohet ndërtimi i digave nëpër lumenjtë e Shqipërisë. Ato alarmojnë opinionin, “Sossss”
Organizata “RiverWatch me seli në Vjenë dhe organizata gjermane “EuroNatur” me seli në Rheinbach pranë Bonnit, kërkojnë që mos lejohet ndërtimi i digave në lumenjtë e Ballkanit. Këto dy organizata kanë lëshuar alarmin SOS për të ndaluar shkatërrimin, sidomos të lumenjve në Shqipëri.
Ulrich Eichelmann është drejtor Ekzekutiv i Organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve, “RiverWatch”. Ai flet për “DW” në lidhje me dëmin e madh që sjell ndërtimi i digave për ekosistemet.
“Digat e shkatërrojnë lumin krejtësisht. Është një lloj si të bllokosh arterien e qarkullimit të gjakut. Kjo shkakton infarkt. Digat nuk bllokojnë vetëm ujin, ato bllokojnë migrimin e peshqve dhe më e rëndësishmja transportin e zallit, zhavorrit të lumi”, tha lrich Eichelmann.
Lumenjtë, sipas tij, prodhojnë rërën për plazhet, ndërsa nëse ngritët diga, lumi nuk çon në det zall dhe rërë.
Drejtor i “RiverWatch” thotë se në vende si Shqipëria dhe Mali i Zi ka lumenj që 60 për qind të ujërave të tyre janë krejt të pastër dhe të pandotura. Kjo përqindje pastërtie, siç deklaroi më tej ai, është e lartë nëse krahasohet me atë të lumenjve në Gjermani apo Austri.
“Në Gjermani lumenjtë janë 10 për qind të pandotur, kurse në Austri vetëm 6 për qind”, thotë Ulrich Eichelmann. Pikërisht të qenit të pandotur i bën lumenjtë e Ballkanit një pasuri të jashtëzakonshme të biodiversitetit dhe ekosistemeve të Europës.
Xhemal Mato, drejtor Ekzekutiv i shoqatës ambientaliste “Eko Lëvizja“ thotë se në Shqipëri, që nga 2010 janë dhënë koncesione për ndërtimin e 418 hidrocentraleve të vogla dhe në të gjithë vendin po planifikohet edhe ngritja e 11 digave të reja me fuqi më të madhe se 1 MW.
Ndër gjithë lumenjtë e Shqipërisë, që duhen mbetur të paprekur, si pasuri e Evropës, shoqatat “RiverWatch” dhe “EuroNatur” veçojnë lumin Vjosa.
“Vjosa është një lum i jashtëzakonshëm. Për mendimin tim është lumi i fundit, i madh, i egër, i gjallë në gjithë Evropën. Gjatësia e tij është 270 km. Ai buron nga malet e Pindit në Greqi dhe rrugëton në shtratin e vet drejt Adriatikut duke përshkruar 270 kilometra mes enklavash të paprekura malore, kataraktesh, grykash dhe liqenesh.
Ka kanione, zgjerime në disa pjesë që shkojnë deri në 2 km dhe në deltën e tij të paprekur ngrejë folenë pelikanët.
“Gjithë lumi është diçka e gjallë. Dhe kjo është e jashtëzakonshme, unikale në Europë. Dhe çudia më e madhe është se shumë pak dihet për bio- diversitetin e lumit Vjosa. Askush nuk di për llojet e zogjve, insektet, lakuriqët e natës .. ka të dhëna shumë të pakta. Lumi Vjosa është më pak i njohur se shumë pjesë të lumit Amazon në Brazil”, thotë Ulrich Eichelmann.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














