Kultura

Rita ua dhuron prindërve shtëpinë e saj 2 milionëshe

Ylli i muzikës, këngëtarja ma rrënjë nga Kosova, Rita Ora ka vendosur që shtëpinë e saj të re t`ua dhurojë prindërve të saj, Besnik dhe Vera Sahatçiut. Shtëpia e saj ka, veç tjerash, gjashtë dhoma gjumi.

Pasi që ajo edhe ashtu nuk mund ta shfrytëzojë “jam tepër shpesh dhe gjatë rrugëve”, Rita me shpirt familjar ka ndarë mendjen që shtëpinë luksoze në periferinë veriore të Londrës që kushton 1.8 milion funte t`a lë në duar të atyre që mund ta gëzojnë.

Dhe në këtë rast, të tillë janë kush tjetër pos prindërit. Kështu i ka deklaruar pop ylli radios britanike “Free Radio”, duke thënë: Besoj se kam marrë një vendim të qëlluar duke ua dorëzuar shtëpinë prindërve. Fundja, ata kanë nevojë për të më shumë se unë”.