Lajme
Rita Ora shpallet “Ambasadore e Nderit” e Kosovës
Ky titull u jepet shtetasve të huaj dhe qytetarëve me origjinë kosovare, të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë për interesin kombëtar të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një pritje të veçantë organizuar në ambasadën e Kosovës në Londër, i dorëzoi artistes, këngëtares me famë botërore, me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, Medaljen Presidenciale “Ambasadore e Nderit”, me të cilën e ka nderuar më herët.
Në ceremoni morën pjesë edhe ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali Michael Jackson, përfaqësues diplomatikë ne Londër dhe miq të Kosovës.
“Kosova sot është në paqe. Është një shtet i pavarur. Sovran. Demokratik. Dhe nuk do të ishte çfarë është sot, një shtet që mishëron vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, po të mos ishte vendosmëria tuaj për ta çliruar Kosovën dhe besimi juaj se populli i Kosovës meriton të jetë zotërues i fatit të vet|, deklaroi presidentja Jahjaga.
Presidentja kosovare për kontributin në lirinë e Kosovë falënderoi Britaninë e Madhe dhe vendosmërinë e saj që Kosova të jetë e barabartë me popujt dhe shtete tjera.
“Kur ne festojmë për vendin tone të ri dhe i falënderohemi Britanisë së Madhe dhe aleatëve tanë për rolin e tyre për të na ndihmuar të kthejmë një kapitull të ri në Kosovë, sot unë, gjithashtu, dua të shprehë mirënjohjen për anëtarët e diasporës sonë, të cilët mbajnë gjallë miqësinë dhe lidhjet ndërmjet kombeve tona”, deklaroi ajo.
Si presidente e Kosovës, Jajaga tha se ka nderin t’i ndaj, artistes më të suksesshme të Kosovës, të mrekullueshmes Rita Ora, dhe ta nderojë atë me titullin “Ambasadore Nderi” e Republikës së Kosovës në botë.
“Ky titull u jepet shtetasve të huaj dhe qytetarëve me origjinë kosovare, të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë për interesin kombëtar të Kosovës. Ne jemi të mahnitur nga Rita. Përmes vullnetit dhe talentit të saj, ajo është bërë një frymëzim për kombin e saj”, deklaroi presidentja kosovare.
Me vështirësitë e jetës së një refugjati, të larguar nga shtëpia e tyre, familja e saj sipas Jahjagës, nuk e humbi shpresën, nuk u dorëzuan.
“Ata kërkuan për mundësi të reja këtu në Britani, në një shtet që i përqafoi si të ishin të tij dhe i lejoi ata që të konkurrojnë si të barabartë, pa asnjë diskriminim. Prandaj sot unë dua që ju të gjithë të bashkoheni me mua për të falënderuar Verën dhe Besnikun, prindërit e përkushtuar të Ritës, të cilët e kanë rritur atë, motrën e saj Elenën dhe vëllanë Donin, me vlera të forta dhe me krenari të tillë. Dhe tani, qielli është kufir”, deklaroi presidentja.
Duke iu drejtuar këngëtares që ka pushtuar tashmë majat e artit botëror, presidentja Jahjaga tha se Rita, përfaqëson tërë atë që ne jemi si komb.
“Çfarë ne kemi kaluar dhe çfarë ne mund të arrijmë kur të na jepet mundësia. Përtej talentit dhe suksesit tënd, që na bën të gjithëve krenarë, ne jemi shumë mirënjohës se je një vajzë e Kosovës, e cila është krenare për rrënjët e saj. Ti je ura më e mirë ndërmjet Kosovës, vendit ku je lindur, dhe Britanisë, vendit që tani e quan shtëpi”, tha ajo.
Ndërkaq një falënderim të veçantë në këtë cermoni, Jahjaga ndau për ish kryeministrin Blair, sekretarin e NATO-s, Robertson dhe gjeneralin dhe komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë, Jackson.
“Ju dhe vendi juaj na ndihmuat të fitojmë paqen dhe ju vazhdoni të mbështesni përparimin tonë. Në këmbim, Kosova ju ka dhënë Rita Orën. Megjithatë, ju ende na keni borxh. Në përfundim, unë dua të them se sa krenare është Kosova që të ketë Britaninë e Madhe si një mike, një partnere dhe një aleate”, tha presidentja.
Ndërkaq duke iu drejtuar Ritës, Jahjaga i tha se “ti përfaqëson lidhjen ndërmjet kombeve tona si një dritë që shkëlqen”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç

















