Muzikë
Rita Ora performoi në finalen e ‘Wimbledon 2025’
Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora u ngjit në skenë për një koncert falas dje më 11 korrik në Brooklyn Bridge Park, në kuadër të ngjarjes “The Hill in New York”, një organizim treditor që i’u kushtua transmetimit të finaleve të Wimbledonit.
Klubi i Tenisit “All England Lawn Tennis Club”, që organizon kampionatin prestigjioz të Wimbledonit, vendosi një ekran të madh televiziv në Brooklyn Bridge Park, për të transmetuar ndeshjet finale në një atmosferë që ngjason me një “kopsht anglez të Wimbledonit” me lule karakteristike, luleshtrydhe me krem, scone të sapopjekura, si dhe peshk me patate të skuqura, një klasik britanik.
Festimet zgjaten gjatë fundjavës, nga e premtja e deri të dielën më 13 korrik, ndërsa mbrëmja hapëse kulmojë me performancën e Rita Orës përpara rreth 5,000 pjesëmarrësve.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









