E-Diaspora
Rita Ora, për herë të parë me “Headlineshow” në Zvicër
Me Rita Orën vjen "një ndër pop-këngëtaret më të zjarrta të të tashmes", në shoun e parë në Zvicër ku ajo nuk është shoqëruese por ka vendin kryesor
Në festivalin ndërkombëtar të muzikës bashkëkohore “Blue Balls” që mbahet në muajin korrik në Luzern të Zvicrës, prania e këngëtares me rrënjë kosovare Rita Ora konsiderohet si kulminacion i këtij organizimi.
“Do të ketë në këtë festival këngëtarë nga Skandinavia, soul gjerman, rok`n`Roll britanik, folk anglez dhe një pushtuese kosovare e hitparadave”, thuhet veç tjerash në komunikatën e organizatorëve, më shumë se dy muaj para aktivitetit të rëndësishëm muzikor. Gjithsesi, do të ketë edhe emra të tjerë por ata lihen si befasi.
Me Rita Orën vjen “një ndër pop-këngëtaret më të zjarrta të të tashmes”, në shoun e parë në Zvicër ku ajo nuk është shoqëruese e ndonjë bendi apo këngëtari por ka vendin kryesor, në “sallën e madhe KKL të Luzernit, të cilën do ta nderojë me praninë e saj”. Ajo do të paraqitet më 23 korrik, në festivalin që rrjedh nga 18 deri më 24 korrik.
Shitja e biletave për festivalin “Blue Balls” ka filluar më 24 mars.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










