Gruaja
Rita Ora: Pa take të larta në skenë
Ajo po ashtu ka konfirmuar se “nuk ka asgjë” me Rob Kardashian-in. “Nuk është lidhje e vërtetë. Ai është një djalë cool, ne jemi të afërt mes vete dhe miq të mirë”
Në paraqitjet e saj skenike, këngëtarja e popullarizuar britanike-kosovare, Rita Ora u jep përparësi këpucëve komode, të lehta për bartje. Madje, ajo, në shumicën e koncerteve të saj bart atlete.
Duke folur për revistën “Complex”, talentja që ka pushtuar skenat botërore, thotë: “Unë i bart atletet gjithmonë në paraqitjet e mia. Po të dua, unë mund të bëhem edhe më feminile, por nuk dua të paraqitem me këpucë me take të larta. Nëse do ta bëja këtë, do të më duhej ta mbaja gojën hapur dhe unë, natyrisht, nuk e dua këtë”.
Kur jemi te Rita… Në intervistën e njëjtë ajo ka konfirmuar se “nuk ka asgjë me Rob Kardashian, vëllain e Kim Kardashian. “Nuk është lidhje e vërtetë. Nuk është aq intensive. Ai është një djalë cool, ne jemi të afërt mes vete dhe miq të mirë”. Asaj po ashtu nuk i pengon pse ai është një “Kardashian”. “Për mua nuk ka rëndësi prej nga vjen. Sa kohë që je njeri i ndershëm dhe më përkrah, do të përkrah edhe unë ty”, ka thënë Rita Ora.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










