Gruaja
Rita Ora: Ndjenjë e bukur të jesh ambasadore e vendit tënd
Ne jemi një komb i vogël. Kur dikush prej nesh arrin diçka, kjo është punë shumë e madhe...
Rreth suksesit: “Është e pabesueshme! Unë e pickoj për çdo ditë veten, për tu siguruar se nuk jam duke ëndërruar”
Me rastin e koncertit të saj të mbajtur të hënën që shkoi në Cyrih, Rita Ora ka folur për mediet e këtushme për përvojën e saj të mirë me Cyrihun, për luftën në Kosovë, përndjekjen që ishte ushtruar ndaj shqiptarëve atje dhe, sërish, për krenarinë që ndjen me kërkatësinë e saj si shqiptare e Kosovës.
E pyetur nga gazetarja se a është krenare me prejardhjen e saj nga Kosova, Rita thotë: “Po, shumë. Ne jemi një komb i vogël. Kur dikush prej nesh arrin diçka, kjo është punë shumë e madhe. Është ndjenjë e bukur mundësia e paraqitjes si ambasadore për vendin tim”.
Ajo po ashtu ka thënë se, para se të vinte për të kënduar në Cyrih, nuk e ka pasur idenë se në Zvicër ka kaq shumë shqiptarë.
Ndërsa pyetjes së 20minuten.ch nëse do ta arrinte këtë që e ka arritur, në rast se do të mbetej të jetonte në Kosovë, Ora i përgjigjet se megjithatë, në Kosovë nuk do të kishte këtë shans.
“Mundësitë atje janë të kufizuara, por unë jam e sigurt se kjo gjë do të ndryshojë”.
Rita më tutje thotë se kur familja e saj e ka sjellë atë si fëmijë në Londër, ka qenë vetëm një vjeçe, kështu që e ka braktisur Kosovën shumë kohë para se atje të niste lufta.
“Por gjyshërit e mi qenë dëbuar nga shtëpia e tyre dhe gjyshi qe sëmurë rëndë. Megjithatë, kjo është vetëm një ndër miliona historitë e ngjashme. Unë kisha fat”.
Due iu kthyer suksesit në karrierën muzikore, Rita Ora thotë: “Është e pabesueshme! Unë e pickoj për çdo ditë veten, për tu siguruar se nuk jam duke ëndërruar”.
VIDEO: http://www.20min.ch/videotv/?vid=260662&cid=49
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025








