Muzikë
Rita Ora ndan një postim për 10 shqiptarët më të famshëm ndërkombëtarisht
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka rishpërndarë në InstaStory një postim nga faqja Eja, i cili i kushtohej shqiptarëve më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Ajo që e bëri postimin edhe më të veçantë ishte fakti se ai shoqërohej me këngën “Houdini” të Dua Lipës, një tjetër yll shqiptar i njohur globalisht.
Në postimin origjinal, faqja kishte përfshirë Rita Orën në listën e 10 personaliteteve shqiptare me ndikim, duke e përshkruar si “një nga shqiptaret më të suksesshme ndërkombëtarisht në muzikë”, me mbi 10 miliardë dëgjime globale, dhe një figurë të fuqishme në skenën e muzikës pop.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte pikërisht përdorimi i këngës së Dua Lipës në sfond një gjest që shumë e kanë interpretuar si sinjal afrimi mes dy artisteve, të cilat prej vitesh janë parë si të distancuara nga njëra-tjetra.
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













