Kosova
Rita Ora flet për kohën kur prindërit e saj u detyruan të iknin nga Kosova
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e njohur amerikan, “The View”, ku ka ndarë me audiencën detaje të rëndësishme nga jeta e saj personale dhe karriera e suksesshme.
Në këtë intervistë, Rita mes tjerash ka risjellë në vëmendje kohën kur ajo ishte 1 vjeç dhe familja e saj u detyruan të shpërnguleshin nga Kosova drejt Britanisë së Madhe.
“Dua të them, isha një vjeçe dhe prindërit e mi u treguan shumë të guximshëm, dhe unë jam falënderuese, sepse po të mos e bënin, me shumë mundësi nuk do të isha e ulur me juve në këtë tavolinë”, tha Rita Ora, duke shprehur një përshtypje të ndjeshme për vendimin e guximshëm të prindërve të saj për t’u shpërngulur në një vend të ri.
Në këtë rrëfim, Rita Ora ka shprehur mirënjohjen e saj për guximin dhe vizionin e prindërve, duke i konsideruar ato si hapat vendimtarë që i mundësuan asaj të shpërfaqej në skenën ndërkombëtare dhe të ndërtojë një karrierë të ndritur muzikore.
VIDEO:
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













