Të tjera
Rita Ora dhe karriera e saj e suksesshme
Rita Ora drejton konkursin e ri të këngës “Boy Band” në televizionin ABC, ku djemtë e rinj këngëtarë konkurrojnë për t’u bërë anëtarë të një grupi muzikor me pesë vetë. Në emision marrin pjesë producenti Timbaland, Nick Carter i grupit “Backstreet Boys” dhe Emma Bunton e “Spice Girls”
Njëra nga këngëtaret më të famshme shqiptare është Rita Ora. Por, ajo është shumë prezente edhe në fushën e modës.
Së fundi ajo ka nisur edhe një ‘punë të re’. Rita është një prej drejtuesve të një konkursi ku djemtë kualifikohen ose eliminohen për t’u bërë pjesë e një grupi muzikor. Ajo rrëfen pasionet e saj, çfarë ka mësuar me kalimin e viteve në skenë në qendër të vëmendjes dhe çdo të thotë modë, për të, raporton ‘Zëri i Amerikës’.
Rita Ora drejton konkursin e ri të këngës “Boy Band” në televizionin ABC, ku djemtë e rinj këngëtarë konkurrojnë për t’u bërë anëtarë të një grupi muzikor me pesë vetë. Në emision marrin pjesë producenti Timbaland, Nick Carter i grupit “Backstreet Boys” dhe Emma Bunton e “Spice Girls”, përcjell albinfo.ch.
Rita Ora e ka pasionin të shprehet përmes stilit të saj. Ajo drejtoi gjithashtu edhe një sezon të spektaklit “Top Modelja e ardhshme e Amerikës”. Sipas Orës, nuk ka rregulla kur bëhet fjalë për modën, pasi stili është individual:
“Moda është një moment, është mënyrë jetese, është frymëmarrja jote. Ndikon aq shumë tek komuniteti, kultura, të rinjtë, prandaj mendoj se shkon përtej asaj që mund të konsiderohet gjetje jo aq e pëlqyeshme”.
Këngëtarja 26 vjeçare thotë se mesazhi që do që t’u përcjellë vajzave të reja është, të jenë vetvetja dhe të mbështesin njëra-tjetrën sepse siç thotë ajo, të bashkuara vajzat kanë më shumë forcë.
https://www.zeriamerikes.com/a/rita-ora-karriera/3946420.html
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








