Shkurt.ch
Risitë e fundit të teknologjisë në IFA 2016
Frigoriferë të mençur, TV OLED, orë dhe smartphone të mençur, dronë të rinj, syze VR, janë disa nga risitë më interesante në shfaqjen teknologjike vjetore në IFA në Berlin, që është njëra ndër më të mëdhatë në botë të llojit të saj, raporton albinfo.ch.
Më shumë se 1.800 ekspozues janë të pranishëm deri më 7 shtator në IFA në Berlin, në edicionin e 56-të, duke përfshirë të gjitha produktet kryesore të elektronikës dhe pajisjeve në shtëpi, si dhe shumë të tjerë emra të njohur, e sidomos disa produkte të reja të teknologjisë nga Evropa dhe e gjithë bota.
Disa prej kompanive më të mëdha botërore kishin vendosur të shpalosin shumë prej zbulimeve të tyre të shumëpritura në këtë shfaqje.
Sigurisht, nuk duhet të mungojnë smartphonet në Berlin. Samsung sjell serinë 7. Huawei siguron ndërkohë telefonat e rinj të familjes Nova, ndërsa Sony ka për të filluar në IFA me dy modelet e saj të fundit, Xperia Xperia XZ dhe X Compact.
Ndër produktet e tjera që kanë lënë mbresa në lansimin e tyre ishin edhe televizorët gjigantë 8K me madhësi ekrani 90 inç.
Përveç kësaj, të paktën një TV OLED është prezantuar pothuajse nga çdo prodhues.
Basri Shkodra nga firma “Smartycom” nga Zvicra sjell atmosferën me fotografi nga Berlini për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë























