Lajme
Risi, aeroplani në formë V-je së shpejti do të nisë fluturimet
Është bërë e ditur se një model prototip i aeroplanit ‘Flying V’, që e ka marrë emrin nga kitara e famshme elektrike e Gibson, ka bërë një fluturim provë, mjaft të suksesshëm në një bazë ajrore në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se ditë më parë inxhinierët kryen një fluturim të suksesshëm të parë, të modelit të shkallës 1/20, i cili është gati 3 metra i gjerë dhe peshon 22.6 kg, në bazën e fshehtë ajrore.
Duhet theksuar se aeroplani në formë V është ndërtuar në Universitetin e Teknologjisë Delft në Holandë dhe mbështetur nga linja ajrore holandeze KLM.
Sipas raporteve, thuhet se ‘Flying V’ do të transportojë deri në 314 pasagjerë, duke përfshirë disa të vendosur brenda krahëve të tij, dhe do të përdorë 20 për qind më pak karburant.
Krahët e mjetit të cilat shtrihen diagonalisht nga hunda për të formuar V-në dalluese do të mbajnë kabinën e pasagjerëve, mbajtësen e ngarkesave dhe rezervuarët e karburantit.
Dizajni i tij i çuditshëm do të thotë se udhëtarët që shikojnë nga dritarja do të jenë në gjendje të shohin kështu gjysmën tjetër të aeroplanit.
Ekipi tani po punon drejt ndërtimit të një versioni komercial të tij, i cili do të kishte një gjerësi totale prej 215 metrash dhe gjatësi prej 55 metrash.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












