Lajme
“Riorganizohen” shqiptarët e Maqedonisë në Zvicër
Komuniteti shqiptarë i Maqedonisë në Zvicër ka themeluar Bashkësinë Shqiptare “Ilirida”, të dielen në Effretikon të Cyrihit.

Në kuvendin themelues të pranishëm ishin bashkatdhetarë nga të gjitha vendet e Zvicrës, në mesin e tyre edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Zvicër, Ramadan Nazifi.
Nismëtarët e këtij organizimi thonë të kenë qenë të ballafaquar me nevoja të ndryshme dhe me domosdoshmërinë që nevojave, problemeve dhe interesave të tyre në raport me autoritetet zvicerane apo vendlindjen t’i përgjigjen nëpërmjet “Bashkësisë Shqiptare «ILIRIDA”.
© albinfo.ch: Ramadan Nazifi
Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Zvicër, Ramadan Nazifi, theksoi se është i nevojshëm një organizim më i mirë tash kur në Zvicër jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë nga Republika e Maqedonisë.
Kuvendi themelues i Bashkësisë Shqiptare “Ilirida” është përshëndetur edhe nga Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion, si përfaqësues i një grupi shqiptarësh nga Kosova.
Bashkësia Shqiptare “Ilirida”, ka për qëllimi bashkimin e lirë e të gjithë mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia.
©albinfo.ch
“Ilirida” si dhe asociacionet nga kjo trevë që veprojnë në Zvicër duhet të angazhohen në ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të mërgimtarëve brenda në vendin nikoqir dhe në vendin e origjinës, të cilat të drejta janë të garantuara me ligj.
Po ashtu duhet të angazhohen në organizimin dhe koordinimin e të gjithë mërgimtarëve dhe strukturave të ndryshme, të shoqatave e asociacioneve tjera në vend.
Po ashtu duhet të përfaqësojnë interesat e mërgimtarëve shqiptarë në raport me institucionet Zvicerane dhe ma ato në vendlindje .
Bashkësia Shqiptare “Ilirida” do të punoj në informimin rreth ngjarjeve aktuale me interes nga vendi dhe nga vendlindja; ruajtjen dhe kultivimin i traditave kombëtare; organizimin e mërgimtarëve shqiptarë në të gjitha fushat me karakter të përgjithshëm rajonal dhe kombëtarë, si dhe për organizimin dhe koordinimin e ndihmave të ndryshme humanitare.
© albinfo.ch
Statuti i Bashkësisë Shqiptare “Ilirida” është miratuar në Kuvendin themelues të së dielës pa ndryshimet e kërkuara nga e një pjesë e të pranishmëve, sidomos rreth respektimit të ligjeve të Maqedonisë.
Në mesin e atyre që kërkuan ndryshime në statut ishte edhe ish- ambasadori i Maqedonisë, Mahmud Ibrahimi, i cili ishte në listën e përfaqësimit nga bashkatdhetarët ishte me prejardhje nga komuna e Strugës.
Statuti pa ndryshime është miratuar me 35 vota për, 11 kundër dhe 1 abstenim, ndërkohë që përfaqësuesit e komunës së Gostivarit kundërshtuan të jenë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm.
Kuvend themelues ka përfunduar vetëm me zgjedhjen e një këshilli tre anëtarësh, i cili mori detyrën e përgatitjes së Kuvendi të ardhshëm.
Gjatë kësaj kohe duhet të bëhen edhe përgatitje tjera, si ajo e përfaqësimit në Bashkësinë Shqiptare “Ilirida” me përfaqësues shqiptar nga të gjitha komunat e Maqedonisë. Selia e BSHI-së “Ilirida” do jetë në Pflanzschulstr. 99, 8004 Zürich.
© albinfo.ch
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”