Lajme
Rimëkëmbet hoteleria zvicerane, i afrohet nivelit të parapandemisë
Numri i turistëve të huaj është katërfishuar brenda një viti, duke arritur në 1.2 milionë. Ndërsa është zvogëluar numri i turosëve vendës për 8%
Rimëkëmbja e sektorit të hotelerisë zvicerane ka vazhduar edhe në maj. Në muajin e pestë të këtij viti dukshëm më shumë njerëz kanë qëndruar në hotelet e këtushme në krahasim me një vit më parë, vitin e prekur keq nga Korona.
Në maj të vitit 2021 Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka numëruar 2.8 milionë fjetje sipas shifrave përfundimtare, transemton albinfo.ch. Kjo është 37.5 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur turizmi ndërkombëtar ishte ende shumë i kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Krahasuar me nivelin e parakoronës të majit 2019, megjithatë mungonin rreth 200,000 bujtje.
Në veçanti, gjithnjë e më shumë turistë nga jashtë po i kalojnë sërish pushimet në Zvicër, shkruan srf.ch. Numri i turistëve të huaj është katërfishuar brenda një viti, duke arritur në 1.2 milionë. Nga ana tjetër, ka pasur pak më pak bujtje nga turistët vendas, të cilët, në vitin 2021, për shkak të kufizimeve të udhëtimit, kishin kaluar pushimet e tyre në masë të madhe brenda vendit, transmeton albinfo.ch. Kështu, rënia e kësaj kategorie ishte pothuajse 8 për qind në 1.5 milionë bujtje.
Është rritur për më shumë se dyfish numri i vizitorëve nga Gjermania, vendi më i rëndësishëm prej nga vinë turistët në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










