Lajme
Rikthimi i vizave, goditje për qytetarët e ndershëm të Ballkanit
Shefi i diplomacisë suedeze, deklaroi se me rikthimi i vizave do të shkatërrohet edhe integrimi midis njerëzve të lirë në Evropë
Shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bild deklaroi se rikthimi i vizave do të jetë një goditje për qytetarët e ndershëm të vendeve të Ballkanit.
Duke shprehur rezerva ndaj një vendimi për të rikthyer regjimin e vizave për qytetarët e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bild theksoi se kështu do të shkatërrohet edhe integrimi midis njerëzve të lirë në Evropë, transmetojnë mediat e Shkupit.
Bild ka pranuar se disa vende anëtare të BE-së po përballen me një numër të lartë të azilkërkuesve, por sipas tij, në anën tjetër, edhe qytetarët e vendeve të Ballkanit nuk kanë asnjë arsye për të kërkuar statusin e azilit.
Shefi i diplomacisë së Suedisë ka kritikuar deklaratën e presidentit të Bundestagut gjerman se duhet të ndërpritet procesi i zgjerimit. Sipas Bild, një sinjal i tillë nxit forcat nacionaliste në Ballkan, dhe kjo nuk është në interesin e askujt.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











