Lajme
Rikthehen protestat në Shkup: “Nikolla ik”
Protestuesit akuzuan Qeverinë se ajo është përgjegjëse për gjitha të këqija që po ndodhin në Maqedoni. Studentët dhe qytetarësh brohoritnin “Dorëheqje”, “Vrasës”, “Nikolla ik”
Një grup qytetarësh të pakënaqur me realitetin në Maqedoni dhe mosëmbushjen e reformave nga qeveria, kanë protestuar mbrëmë në Shkup, me kërkesën “Nikola ik”. Protesta u zhvillua pas vdekjes së dy grave shtatzëna në spitalet e vendit, për kaosin në komunikacion, krizën politike si dhe mungesën e reformave në arsim.
Po ashtu protestuesit, qç kanë qenë kryesisht një grup studentësh dhe qytetarësh, brohoritnin “Dorëheqje”, “Vrasës”, “Nikolla ik”, etj. Protestuesit akuzuan Qeverinë se ajo është përgjegjëse për gjitha këto të këqija që po ndodhin në Maqedoni.
Darko Malinovski, aktivist dhe studentë ftoi qytetarët që çdo ditë të dalin në orën 18.00, për të protestuar para Qeverisë, për siç tha ai rikthyer lirinë dhe rrugën e drejt për këtë vend, raporton INA.
Mariglen Demiri, aktivist theksoi se duhet vazhduar me këto protesta çdo ditë, pas shumë të këqijave që po ndodhin. Sipas tij, për vetëm tre ditë kanë vdekur tre gra shtatzëna dhe se për këtë duhet dikush të marrë përgjegjësi dhe të ketë drejtësi. Protesta ka kaluar qetë dhe se protestuesit pas një ore janë shpërndarë.
Këto protesta janë të parat pas atyre të Opozitës që u mbajtën në muajin Maj, të cilat pasuan incidentet në Kumanovë, që rezultuan me 18 të vrarë dhe shumë të plagosur. Gjendja e sigurisë dhe ajo politike në Maqedoni konsiderohet tepër e brishtë, sidomos pas përplasjeve të mëdha pozitë-opozitë dhe ato ndëretnike shqiptaro-maqedonase.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










