Lajme
Rikthehen preferencat tregtare me BE-në
Kjo masë do të bëhet funksionale brenda disa javëve, pasi që vendimi i Parlamentit Evropian do t’i kalojë Këshillit të Ministrave
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka prezantuar zhvillimet më të reja pas publikimit të Raportit të Progresit të KE-së dhe votimit në Parlamentin Evropian të rezolutës që do të mundësojë zgjatjen e masave preferenciale tregtare për Kosovën.
Kusari-Lila la thënë se në Parlamentin Evropian është aprovuar vazhdimi i masës preferenciale tregtare për Kosovën, me efekt retroaktiv prej janarit të vitit 2011, ashtu siç ka paralajmëruar disa herë deri më tani.
Ajo ka deklaruar se kjo masë do të bëhet funksionale brenda disa javëve, pasi që vendimi i Parlamentit Evropian do t’i kalojë Këshillit të Ministrave, ku do të zyrtarizohet ky vendim me efekt retroaktiv, transmeton Telegrafi.
Në aspektin e vlerësimit të Raportit të Progresit, ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se MTI është vlerësuar në gjithsej 10 fusha, ku në tetë prej tyre fushave është shënuar progres relativisht i mirë.
Ajo ka shtuar se me gjithë progresin, sfidat janë të shumta dhe se MTI-ja është e bindur se do të vazhdojë punën për t’i adresuar këto sfida edhe pse në disa prej vlerësimeve të evidentuara se kanë shënuar progres, nuk janë theksuar të gjitha hapat e ndërmarrë në drejtim të këtyre sfidave.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











