Lajme
Rikthehen kolonat, pritjet deri 3 orë
Policia gjatë kthimit për në diasporë, iu bën apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të ngricave. Pritjet në kufij janë nga 30 minuta deri 3 orë
Policia e Kosovës njofton bashkatdhetarët se pritjet në pikëkalimet kufitare me Serbinë jenë deri tri orë, ndërsa përkundër të ftohtit dhe borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme. Policia gjatë kthimit për në diasporë, iu bën apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të ngricave.
“Në pikën kufitare në Mutivodë, gjendja e sigurisë është e qetë dhe qarkullimi i automjeteve po zhvillohet normal, dhe nuk ka pritje të gjata, ndërsa në pikë-kalimin kufitar Merdare gjendja e sigurisë, po ashtu është e qetë dhe qarkullimi i mallrave dhe automjeteve zhvillohet normal në hyrje, ndërsa në dalje të Republikës së Kosovës në këtë pikë është regjistruar kolonë e automjeteve rreth 1.5 km, dhe pritjet janë prej dy deri tre orë”, njofton Policia.
Përveç Merdares, policia ka njoftuar se edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë rreth 2 orë e më tepër dhe kolona është rreth 3 kilometra në dalje, kurse në hyrje është normale
Në pikën kufitare Muçibabë, policia ka njoftuar se pritjet janë rreth 30 minuta ngase kolona në dalje është rreth 300 metra derisa në hyrje është normale. Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet kufitare, ku radhët dhe pritjet janë më të shkurta.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













