Lajme
Rikthehen fluturimet Stamboll-Tiranë
Pasagjerët që kishin mbetur për dy ditë në aeroportin “Ataturk” rrëfejnë tmerrin që kishin përjetuar aty. Disa nga të kthyerit kishin mbetur në qytetin e Stambollit. Pasagjerët e kthyer kanë rrëfyer për TCH, ndërsa Albinfo.Ch transmeton deklarata e plota
Dy ditë pas tentativës për grusht shteti në Turqi dhe ndalimit të fluturimeve drejt Ankarasë dhe Stambollit, sot kanë filluar fluturimet nga Tirana për këto dy qytet. Në orën 08:25, avioni i nisur nga Stambolli aterroi në Aeroportit “Nënë Tereza”, duke sjellë edhe shqiptarët e parë që ishin bllokuar prej dy ditësh në Turqi.
Pasagjerët që kishin mbetur të ngujuar në aeroportin “Ataturk” rrëfejnë për ngjarjen paniku që i kishte kapluar në momentet e “grushtit të shtetit”.
“Mua më ra shumë keq, sepse m’u desh të prisja dy net. Isha që natën e parë të panikut dhe terrorit në aeroport, personeli na u zhduk nga sytë. Dëgjuam vetëm krisma e bomba. Një natë qëndruam thuajse 24 orë në aeroport, pastaj na dërguan këta të kompanisë në hotel. Ne që u bllokuam te tranziti natën e parë u tmerruam”, thotë një pasagjere, citon TCH.
“Kemi kaluar gjithë terrorin dhe panikun e atyre momenteve. Popullin dhe ushtrinë e kemi parë nëpër fotografi, por edhe i kemi filmuar. Dje në drekë kisha edhe varrimin e tim ati, por nuk e kapa dot. Vij nga Londra dhe i lutem Zotit që mos t’ia shohë më bojën atij shteti”, thotë një tjetër pasagjer. Por ka pasur edhe nga ata, të cilëve nuk u është dashur të presin në aeroport, por që shqetësimin për atë po ndodhte e kanë përjetuar në qytet”, shprehet një pasagjer tjetër.
“Njerëzit nuk dilnin jashtë sepse kishin frikën e një shtetrrethimi, u munduan thjesht të blinin gjerat bazë ushqimore”, shprehet një tjetër.
“Gjendja ishte shumë e vështirë andej, u stresuam dhe u frikësuam të them të drejtën”, tha një grua e moshuar.
Aeroporti kryesor i Turqisë dhe një ndër nyjet lidhëse mes shumë vendeve, anuloi të gjitha fluturimet mesnatën e së premtes, kur grupe të ushtrisë tentuan të merrnin drejtimin e qeverisë me anë të një grushti shteti, për të rifilluar sërish punë rreth 12 orë më pas.
Turkish Arlines anulon afër 200 fluturime
Ndryshe, sipas një njoftimi, ‘Turkish Airlines Company’ ka anuluar 196 fluturime vendore dhe ndërkombëtare nga Stambolli për shkak të situatës së shkaktuar nga përpjekja për grusht shtet të premten. Ndërkohë, Administrata e Aviacionit Federal SHBA ka pezulluar të gjitha fluturimet e kompanive amerikane për në aeroportin e Stambollit dhe Ankarasë.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











