Shqipëria
Rikthehen ‘Ethet e Nilit’ në Shqipëri, 17 raste të konfirmuara
“Ethet e Nilit” janë rikthyer në Shqipëri duke u marrë jetën tre personave. 17 raste janë konfirmuar deri më tani, dhe 19 të tjera janë duke u testuar.
Një ditë më parë, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino sqaroi në një deklaratë për mediat se 84% e testimeve nga ISHP për këtë virus janë kryer në muajin korrik.
“Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje zoonotike, pra që qarkullon kryesisht te zogjtë dhe që prek kryesisht kuajt në sistemin nervor qendror. Por në vendin tonë nuk kemi një monitorim të kuajve për “Ethet e Nilit Perëndimor”. Sa i përket zonave ku kemi pjesën më të madhe kemi Lushnjen, Fierin, Kurbinin dhe Beratin (pjesën në afërsi të Lushnjës, disa raste në Lezhë dhe në Shkodër. Nuk ka patur të prekur në zonat bregdetare,” u shpreh Bino, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Por çfarë duhet të dimë rreth këtij virusi?
Sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “Ethet e Nilit” përhapen kryesisht te njerëzit nga pickimi i një mushkonje të infektuar.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë "Trupat e pajetë të shtetasve tanë, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur sot... -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët












