Kosova

Rihapet për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Është hapur për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se rruga është sanuar brenda një kohe rekorde, përcjell albinfo.ch.

Në vendin ku ka pasur rrezik për shembje është vendosur një mur mbrojtës rreth 250 m.

Lekaj ka thënë se kjo rrugë do të vazhdojë të monitorohet vazhdimisht. “Ajo për të cilën u angazhuam pandalshëm me të gjithë ekipet tona, kabinetin dhe operatorin ekonomik, ndodhi sot, për 20 ditë u sanua rreziku në segmentin rrugor Kaçanik – Hani i Elezit, i rrugës N2. Tani rruga është e lirë për qarkullim të të gjitha automjeteve”, ka thënë Lekaj.