Bota
Rihapet kinemaja e parë në Kinë që nga shpërthimi i koronavirusit
Pas dy muajve izolim, Kina tashmë e ka rihapur kinemanë e parë, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Kinemaja “Zhongying Golden Palm” në Urumqi, i ka hapur dyert për publikun në fillim të kësaj jave. Kinemaja kishte qëndruar e mbyllur nga 26 janari, transmeton Koha.
Në uebfaqen e tyre zyrtare, kinemaja i ka informuar adhuruesit e filmit se planifikojnë t’i shfaqin katër filma kinezë në 22 orare të ndryshme. Megjithatë, në ditën e parë të hapjes nuk pati fare vizitorë.
“Ne nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përgjithmonë. Krejt çka mund të bëjmë, është të bashkëpunojmë me njoftimet dhe rregullat e shtetit dhe ta testojmë situatën me kujdes. Po ashtu, në fillim do të shohim se si po reagon publiku ndaj rihapjes së kinemasë. Nëse nuk do të ketë filma të rinj, të cilët mund t’i shfaqim, atëherë nuk ka ndonjë ndryshim nëse e mbajmë kinemanë të hapur apo jo. Për momentin i posedojmë vetëm këta pak filma, dhe duhet të presim për ta parë nëse situata do të ndryshojë dhe do të lansohen projekte të reja”, citohet të ketë thënë udhëheqësi i kësaj kinemaje për “Sohu Entertainment”.
Një numër i madh i filmave dhe projekteve televizive i kanë shtyrë datat e lansimit për shkak të pandemisë së koronavorusit, në mesin e së cilëve: “No Time To Die”, “Fast and the Furious 9”, “A Quiet Place 2”, “Mulan”, “Black Widow”, “The NeW Mutants”, “Antlers”, “Peter Rabbit 2: The Runaway”, “The Lovebirds”, “Blue Story”, “The Artist’s wife”, “The Truth”, “Antabellum”, “Spiral: From the Book of Saw”, “Run”, “The Personal History of David Copperfield” dhe “The Woman in the Window”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












