Gjuha
Rifillon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në kantonin Ticino
Pas një ndërprejeje disavjeçare, rifilloi dje mësimi plotësues në gjuhën shqipe në kantonin, Ticino. Kjo u bë e mundur falë angazhimit të nënave shqiptare, të udhëhequra nga zonja Lindita Osmani (kryetare e shoqatës Swiss Albanian Women për kantonin Ticino), e cila ishte edhe vetë nxënëse e shkollës shqipe në të kaluarën, transmeton albinfo.ch.
Në ceremoninë e rihapjes së shkollës shqipe, të shtunën prindërit, bashkë me fëmijët e tyre iu drejtuan shkollës së qytetit Bellinzona, ku grupi i nënave shqiptare kishin bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për rifillimin e mësimit.
Osmani falënderoi nënat shqiptare për përkrahjen e dhënë për hapjen e shkollës shqipe dhe rikujtoi kohën kur ajo ishte nxënëse e shkollës shqipe. Një moment shumë domethënës ishte kur zonja Osmani ftoi ish-mësuesin e saj, zotin Hazbi Gubetini, të cilit i dorëzoi një mirënjohje për kontributin e tij të dhënë në të kaluarën.
Nga ana tjetër, mësuesi Gubetini theksoi se kjo ditë për te është e paharrueshme dhe shumë e rëndësishme për fëmijët tanë që po rriten në mërgim. U rikujtuan edhe mësuesit dhe aktivistët, të cilët e mbajtën gjallë shkollën shqipe në të kaluarën, siç ishin Nexhat Ibrahimi, Mustafë Kryeziu etj., kurse me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i LAPSH për Zvicër, Nexhat Maloku, i cili i përgëzoi organizatorët dhe prindërit shqiptarë. Ai u uroi fëmijëve suksese në shkollën shqipe. Pas pjesës festive, mësuesja Melihate Durmishi i ftoi nxënësit për të filluar mësimin. Prindërit e pranishëm u zotuan për të përkrahur shkollën shqipe dhe për të hapur edhe klasë të tjera në kanton.
Nga LAPSH «N. Frashëri» Zvicër/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë
















