E-Diaspora
Ridvan Murati, vjen me një rol të rëndësishëm në komedinë zvicerane “Einfach Eden”
Kanë filluar xhirimet e produksonit SRF dhe Antlantis, për filmin e ri të zhanrit komedi të metrazhit të gjatë
Shpesh shohim flamuj të shteteve të ndryshëm, në hapësira periferike të gjelbëruara në hyrje apo në dalje të qyteteve në Zvicër, por edhe fshatra apo vendbanime tjera.
Nganjëherë krijohet edhe përshtypja e ndonjë gare, se kush po e ngre flamurin e tij më lartë. Në fakt, këto hapësira, janë vetëm kopshte, ku qytetarë nga vende të ndryshme të botës, me banim në Zvicër, kultivojnë pemë dhe perimet e tyre, apo edhe ndonjë kulturë tjetër bujqësore.
Shpesh janë edhe vendtakime familjare, apo edhe shoqërore, ku mblidhen, diskutojnë, apo festojnë ndonjë rast të caktuar.
Për të shtjelluar një temë të tillë, apo edhe përcjellë një komedi familjare, Radiotelevizioni Zviceran SRF në bashkëpunim me Atlantis Pictures Ltd, këto ditë ka filluar me xhirimet e filmit televiziv „Einfach Eden“ (Thjesht, parajsë) me regjisorin e famshëm zviceran Rolf Lyssy.
E në një rol shumë të rëndësishëm, në këtë film paraqitet edhe aktori Ridvan Murati, i njohur tashmë për publikun shqiptar nga projektet e tij të mëhershme.
Ridvani, që ka mbi 10 vite që është pjesë e Theater Falle (Reactor) nga Baseli, shprehet për albinfo.ch mjaft i ngazëllyer me pjesëmarrjen e tij në këtë projekt filmik.
Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ai përmes disa fotove, shpreh kënaqësinë e tij që pati mundësinë të ishte pjesë e këtij filmi, duke vlerësuar shumë lartë pjesëmarrësit në këtë film, si aktorët regjisorin dhe producentët.
Ndërsa që pas këtij filmi, Ridvani do të vazhdojë me projektet me Theater Reactor, fillimin e sezonit të ri të „ O sa Mirë“ si dhe një premierë me një Stand Up Comedy, që pritet të shfaqet në muajin nëntor në Zürich.
Duke qenë se filmi „Einfach Eden“ gjendet në një fazë shumë të hershme zhvillimi, ende nuk janë bërë të ditura detajet e tjera se kur mund të shfaqet ky film në ekranet televizive. Por duke qenë se kemi të bëjmë me një ekip fantastik dhe me një projekt interesant, padyshim që shfaqja e këtij filmi, do të marrë ca kohë, duke rritur kështu edhe kërshërinë e shikuesit për këtë film.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje














