Kosova
Riatdhesimi, kriteri që BE-ja u ka vënë institucioneve të Kosovës
Procesi i riatdhesimit konsiderohet njëri ndër kriteret më të vështira që Bashkimi Evropian ua ka vënë institucioneve të Kosovës. Madje ai është konceptuar si procesi më i dhimbshëm i integrimit evropian, sepse mijëra kosovarë, pas qëndrimit disavjeçar në shtetet perëndimore, duhet të kthehen në vendlindje.
Personat e riatdhesuar pas konfirmimit për kthim nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, priten në zyrën pritëse për riintegrim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Pas pranimit në këtë zyrë, plotësohet formulari, qytetarët informohen për shërbimet që ofrohen nga Programi për Riintegrim dhe shërbimet e tjera nga niveli qendror dhe ai lokal.
Të sapokthyerit, siç thonë në MPB, më pas bëjnë kërkesë për përfitimin nga Programi për Riintegrim në Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim, ndërsa organet vendimmarrëse mund të marrin vendimin pozitiv apo negativ për kërkesat e tyre. Personave të riatdhesuar u ofrohen trajnime profesionale për punësim si dhe projekte për gjenerimin e të hyrave vetjake.
Gëzim Bekçeli, profesor i Administrimit të Biznesit dhe Ndërmarrësisë në Qendrën e Aftësimit Profesional në Prishtinë, thotë se në trajnimin profesional kanë shtuar edhe tre profesione, siç janë autolarja, shtrimi i pllakave të qeramikës dhe dizajn tekstili. Ndërkaq, sipas Bekçelit, UNDP varësisht prej biznesit, atyre u jep pajisje të punës në vlerë deri në 3 mijë euro, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.
Unë i kam përfunduar dy grupe dhe sipas zgjedhjes së tyre të biznesit, ata marrin edhe grante deri në tre mijë euro nga UNDP si mjete të punës.
Urim Abazi, nga Obiliqi, i cili është kthyer në vendlindje pasi ka qëndruar rreth 20 vjet në Gjermani, thotë se ka përfituar nga programi i riatdhesimit dhe se planifikon të hapë biznesin e tij.
“Jam kthyer në 2018 prej Gjermanisë. Atje jetën e kam pasur të mirë pasi që kam punuar, nuk kam ndenjur. Tash në Kosovë jetën e kam zero. Trajnimi është i mirë dhe si plan biznesi e kam fasadën, sepse edhe ne Gjermani kam punuar si fasader”, tha ai.
Ndërkaq Labinot Imeri, nga fshati Komoran, Komuna e Drenasit, pas tre vitesh qëndrimi në Gjermani thotë se do ta ndjekë një trajnim për suvatim dhe fasadë.
“Kam qëndruar tri vjet ne Berlin, tash kemi 10 ditë pune të vazhdojmë me trajnim këtu, dhe më pas të ndjekim kursin për suvatim dhe fasadë”, tha Imeri.
Numri i personave të riatdhesuar që kanë përfituar, përkatësisht që janë mbështetur në punësim, është 264. Në vetëpunësim apo financim të planeve të biznesit kanë përfituar 400 persona të riatdhesuar, trajnim në punë kanë përfituar 87, ndërsa aftësim profesional 380 persona të riatdhesuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













